Home Aktuale Bëmirësia shqiptare ia kthen buzëqeshjen familjes Rexhepi, ata po bëhen me shtëpi...

Bëmirësia shqiptare ia kthen buzëqeshjen familjes Rexhepi, ata po bëhen me shtëpi të re

1790
0
SHARE

   Ditë më parë drejtori i kompanisë mediale Spektri  Nexhat Behluli me disa miq patën shpallur aksionin për ndërtimin e shtëpisë për Tefik Rexhepin nga Tërnoci.

Me të shpallur aksionin  në rrjetin social në faebook nga   Nexhat Behluli, gjeti mirëkuptim tek njerëzit e vullnetit të mirë, me çrast  që për një afat të shkurt tubuan mjetet për fillimin e ndërtimit të shëpisë.

Dikush me mjete financiare, dikush me punë vullnetare,  e tjetri duke dhuruar material ndërtimor erdhi deri tek fillmi i punimeve.

Kështu që sot edhe zyrtarisht filluan punimet  në  ndërtimin e shtëpisë për familjen skamnore nga Tërnovci i madh.

Fillmin e ndërtimit të shtëpisë e ka bërë të  ditur vet Nexhat Behluli i cili është dhe iniciatorë i këtij aksioni humanitarë.

Me këtë rast Behluli i falënderon  të gjithë bëmirësit që  u bënë pjesë të këtij aksioni.

” Ju shpyrtëmirë, Donatorë të respektuar që ndatë finansa nga buxheti i Familjeve tuaja për ta bërë me shtëpi të re një Familje shqipëtare të cilën as që e njihni e që po e tërhiqni nga mizoria prej një shtëpie të braktisur serbe.

– Ju preferoj që sonte të ndiheni të lumtur për këtë vepër madhore me fëmijët tuajë dhe ju premtoj se ndërtimi i kësaj shtëpie do të përfundoje në afat shumë të shpejt ” ka shkruar mes tjerash Behluli.

 

Tefik Rexhepi  me gruan, dyt me invaliditet përkohsisht  janë të  vendosur në shtëpinë e boshatisur të një serbi në Bujanoc.

Ka një kohë të gjatë që  ata jetojnë në kushte të vështira ekonomike duke jetuar shtëpi më shtëpi e duke iu paraqitur sëmundje pas sëmundje.

Por sot atyre pikëllimi  iu kthye buzëqeshje,  sepse ende ka njerëz bëmirës e shpirtë mëdhenjë, sot ata janë më se të kënaqur ngase dikush ka mendur dhe për ta./Lugina Press/