Home Aktuale Ambasadori i gjermanisë vizitoi Këshillin Kombëtar Shqiptar

Ambasadori i gjermanisë vizitoi Këshillin Kombëtar Shqiptar

43
0
SHARE

Kryetari i Këshillit  Kombëtar Shqiptar, ShukriYmeritakoi në selinë e KKSH-së në Bujanocambasadorine Gjermanisë në Serbi, E. T. AxelDittmann, i përcjellur nga i ngarkuari për çështje politike dhe migracion MatthiasSchikorski.

Gjatë takimit ambasadoriDittmannuroi për detyrën e marrë kryetarin Ymeri dhe u interesua  për qëndrimet, prioritet dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

KryetariYmerie ka njoftuar Ambasadorin e Gjermanisë rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së në të ardhmen duke theksuarse çështja e arsimi e posaçërisht sigurimi i teksteve shkollore mbetet një nga sfidat më kryesore, ndërkohë që i ka dorëzuar një dokument në të cilin janë shprehur kërkesat për zgjidhjen e çështjeve të hapura të Luginës së Preshevës..

Vlen të theksohet se vizita e diplomatit gjerman ishte e para në KKSH, ku u diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit dhe avancimit të të drejtave të pakicave e gjithashtu edhe të shqiptarëve në këtë rajon.

 

Bujanoc,
Me datë 22.02.2017
Shërbimi për informim i KKSH-së