Home Aktuale Asfaltohet një pjesë e oborrit në sh.f “Muharrem Kadriu “në Tërrnovc(foto/video)

Asfaltohet një pjesë e oborrit në sh.f “Muharrem Kadriu “në Tërrnovc(foto/video)

927
0
SHARE

Gjatë ditës së sotme është  bërë asfaltimi i një pjese të oborrit të shkollës fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc.

Pas përfundimit  të punimeve të kanalizmit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc,  sot është bërë edhe asfaltimi i pjesës së oborrit të kësaj shkolle.

Drejtori i shkollës fillore”Muharrem Kadriu”në Tërrnovc Naser Zairi, ka falënderuar me këtë rast të gjithë ata që kontribuan në asfaltimin e oborrit të kësaj shkolle.

Asfaltimi  është bërë nga buxheti i komunës së Bujanocit.

Vlenë të theksohet se me rregullimin e rrjetit të kanalizimit në këtë shkollë janë evituar problemet e dy dekadave rradhazi që paraqiteshin  pas rreshjeve të shiut, jo vetën në oborrin e kësaj shkolle por dhe tek oborret  dhe shtëpitë përreth saj.

Ndërkohë që pas rregullmit të tij me iniciativën e drejtorit Naser Zairi tashmë nuk është paraqitur ndonjë problemn.

Ndërkaq me asfaltimin e oborrit të kësaj  shkolle janë përmbyllur punimet rreth këtij projekti që ishte nevojë e kahershme./Lugina Press/