Home Aktuale Arlind Fejzullahu nga Tërnovci përzgjedhet nga Kombëtarja Shqiptare...

Arlind Fejzullahu nga Tërnovci përzgjedhet nga Kombëtarja Shqiptare U-15

1410
0
SHARE

Prej  disa ditësh, në qendrën sportive të ekipeve  Kombëtare në Kamëz janë zhvilluar  seleksionime për fëmijë të moshave të ndryshme.

arlind-1

Në mesin e këtyre  fëmijëve që morri pjesë dhe u përzgjodh  ishte edhe Arlind Fejzullahu   nga Tërnovci  i moshës 2001-2002.

Arlind Fejzullahu hapat e para të futbollit i ka marrë në KF”Tërnoci” nga Tërnoci,  me trajnerët e tij, Faruk Nazifi e Muharrem Elmazi.

arlind-2

Vlenë të theksohet se Arlindi futbollin e ka të trashëguar nga familja e tij, nga vëllau,  futbolleri tashmë i njohur Arbnor Fejzullahu dhe nga babai Fehmi Fejzullahu i cili  një kohë të gjatë kishte treguar suksese si  futboller pranë KF”Tërnoci”.

recenti

Trajneri i Kombëtares U-15, Alesandro Reçenti, në  një prononcim për ueb-faqen e FSHF-së jep detaje mbi këtë seleksionim

Sot dhe dje ka qenë seleksionimi i U-15 me lojtarët e datëlindjeve 2003 dhe 2004. Punojmë me këta fëmijë dhe kriteri kryesor i përzgjedhjes është cilësia individuale, aspekti fizik i tyre dhe vazhdimësia se çfarë ecurie do të kenë sa i përket aspektit cilësor futbollistik. Kemi parë më shumë se 100 fëmijë dhe disa prej tyre kishin cilësi mjaft të mira dhe do t’i ndjekim ata në vazhdimësi për ecurinë që do të kenë.

arlind-3

Më konkretisht mund të them që ishin 143 fëmijë, të cilët provuan të jepnin më të mirën e tyre në këtë seleksionim. Puna e radhës është ndjekja e tyre me kujdes”, tha tekniku italian, i cili po ndjek nga afër seleksionimet e të rinjve për ekipet kombëtare të moshave./Lugina Press/