Home Aktuale Në Bujanoc mbahet seminari “Mësimi inkluziv-gjithpërfshirës në shkolla të mesme”

Në Bujanoc mbahet seminari “Mësimi inkluziv-gjithpërfshirës në shkolla të mesme”

103
0
SHARE

Nën organizim të drejtorisë së shkollës së mesme“Sezai Surroi” në Bujanoc dhe Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë, në Bujanoc është mbajtur seminari dy ditorë me temë ,,Mësimi inkluziv-gjithpërfshirës në shkolla të mesme”.

Seminari në fjalë është mbajtur në shkollën e mesme“Sezai Surroi” në Bujanoc e që është udhëhequr nga ligjëruesit e Shoqatës së Mësuesve të Serbisë.

10896923_728311260623808_177097772733096154_n

Fillimisht fjalën e rastit e mori drejtori i kësaj shkolle Zejni Fejzullahu.

Ndërkaq seminarin ,,Mësimi inkluziv-gjithpërfshirës në shkolla të mesme”, e kanë përcjelluar rreth 30 mësimdhënës të shkollës së Sezai Surroi” në Bujanoc.

Me këtë rast Muhamet Jashari mësimdhënës në këtë institucion arsimorë, njëherit dhe ndjekës i këtij seminari, theksoi se duke u bazuar në këto principe themelore edukativo-arsimore do të lehtësohet të kuptuarit e të gjithë nxënësve në shkollën tonë.
“Duke u bazuar në këto principe themelore edukativo-arsimore do të lehtësohet të kuptuarit e të gjithë nxënësve në shkollën tonë. Inkluzioni (lat. inclusio): përfshirja, inkuadrimi, mbulimi, përmbajtja në vete, kalkulimi, nënkuptimi “ theksoi Jashari.
Sipas tij, inkluzioni social është pjesëmarrja e plotë në jetën sociale të të gjithë personave pavarësisht nga gjinia, përkatësia etnike, rasa, religjioni, HIV statusi, invaliditeti, statusi migrues, prejardhja socio-ekonomike, aftësitë, gjendja shëndetësore. Shoqëria duhet të krijojë shanse të njejta për rritje, shkollim, arsimim, punësim dhe të gjitha aspektet tjera të jetës, pa marrë parasysh dallimet.
Jashari po ashtu ka thënë se gjithëpërfshirja është proces, dinamikë, lëvizje, përpjekje, bashkëpunim, sfidë, provë, integrim, pranim, barazi, e drejtë, përgjegjësi, mundësi, nevojë, barazi, ndryshueshmëri, gjallëri, risi, shumëllojshmëri, ndërhyrje, akses, ndërthurje, rëndësi, aftësi, fokus, ndikim, kulturë, qytetari, ëndërr, mësimdhënie, nxënie, deinstitucionalizim, liri, identitet, pavarësi, përfshirje.
Ndërkaq të gjithë vijuesit e këtij seminari u vlersuan me 18 pikë të aftësimit profesional./Lugina Press/