Home LAJME I thotë jo Kroacisë, pranon ftesën e Shqipërisë

I thotë jo Kroacisë, pranon ftesën e Shqipërisë

598
0
SHARE

Futbollisti i Hajdukut të Splitit, Elvir Maloku, është ftuar nga trajneri i reprezentacionit të Shqipërisë U-21 dhe e ka pranuar me kënaqësi ftesën.

19-vjeçari, i cili ka lindur në Rijekë të Kroacisë, është ftuar për ndeshjet e Shqipërisë ndaj Kazakistanit(12 qershor) dhe Suedisë (16 qershor).

Edhe pse i ka kaluar nivelet fillestare në reprezentacionin e Kroacisë, Maloku i ka thënë “po” ftesës së Shqipërisë, ndonëse ka mundur të vazhdojë me kroatët, transmeton Klan Kosova.

“Kam vendosur ta pranoj ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, prandaj në të ardhmen do të luaj për Shqipërinë”.

“Sa i përket ftesës konkrete për dy ndeshjet e ardhshme dua që çdo gjë të bëhet në marrëveshje me klubin”.

“Do të bisedoj me trajnerin e ri, Buriq, sepse nuk dua të mungoj në fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri. Që nga dita e parë dëshiroj t’i imponohem trajnerit për ndeshjet në Evropë që na presin”, ka thënë Maloku për faqen zyrtare të Hajdukut.