Home LAJME F1, Ferrari ka nevojë për përmirësime

F1, Ferrari ka nevojë për përmirësime

157
0
SHARE

Askush tek Ferrari nuk është i kënaqur me rezultatet e arritura në Cmimin e Madh të Australisë dhe drejtori teknik i skuderisë italiane, James Allison, deklaroi për faqen zyrtare të skuadrës se “makina ka nevojë për përmirësime”.

“Besueshmëria e F14 T-së është e kënaqshme, por është e qartë që duhet ta përmirësojmë njëvendëshen nëse duam të luftojmë me makinat me motorr Mercedes”, tha Allison.

Më tej, ai tregoi të mirat dhe të këqiat e Ferrarit të këtij sezoni që sapo ka nisur: “Makina është e mirë në kthesa, sidomos në kthesat e shpejta, por kemi nevojë për punë me frenimin dhe në shpejtësinë në pjesët e drejta. Kemi shumë mundësi për të zhvilluar më tej makinën dhe kampionatin do e fitojë ajo skuderi që punon më shumë në këtë aspekt.”

Në fund, drejtori teknik bëri autokritikë duke premtuar se Ferrari do të paraqitet më mirë në garat e ardhshme.

“Nuk është e pranueshme paraqitja jonë në Melburn, por do të luftojmë për rikthimin në podium sa më shpejt”, tha drejtori teknik i “Kokëkuqes”.

LEAVE A REPLY