Home Aktuale Kjo është marrëveshja që arritën 4 krerët e partive, për shpëtimin e...

Kjo është marrëveshja që arritën 4 krerët e partive, për shpëtimin e Maqedonisë

171
0
SHARE

Është arritur marrëveshja për t’i dhënë fund krizës politike në Maqedoni.

Klan Kosova sjell ekskluzivisht draftin e ujdisë ndërmjet Kryeministrit Nikola Gruevski, kryeopozitarit Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit, dhe kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçit, në dorëzani të Komisionerit për Zgjerim në KE, Johannes Hahn. Në këtë marrëveshje, mbetet ende e paqartë se kush do të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e parakohshme.

Në llogarinë e tij në Facebook, Artan Grubi, këshilltar i Ali Ahmetit, ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes ndërmjet liderëve, por nuk ka dhënë detaje specifike.

Drafti i marrëveshjes politike mes katër liderëve politikë në Maqedoni, të cilin e posedon Klan Kosova, është kjo:

– LSDM kthehet në Parlament,

– LSDM do ta udhëheq komisionin parlamentar anketues për përgjimet,

– Ndërpritet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015,

– Definohet formati i Qeverisë së Gjerë,

– Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ketë më shumë kompetenca,

– Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016,

– Integrimi euro-atlantik – prioritet,

– Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit,

– Raporte të mira ndërfqinjesore.

Nëse kjo marrëveshje implementohet, në nëntor hapen negociatat me BE-në. /Klan Kosova/