Home Aktuale Zyrtarë të lartë të UNHCR-së qëndruan në Bujanoc

Zyrtarë të lartë të UNHCR-së qëndruan në Bujanoc

845
0
SHARE

Një delegacion i lartë, i përbërë nga zv drejtoresha e UNHCR-it për Evropën juglindore Anne Christine Eriksson, drejtoresha e zyrës së UNHCR-it për Ballkanin, drejtori i zyrës së UNHCR-it në Beograd dhe stafi i tij, qëndruan për vizitë në Bujanoc.

Në takim u vlerësua lartë përkushtimi i qytetarëve të Preshevës dhe Bujanocit në ofrimin e mbështetjes ndaj emigrantëve dhe u dakordua përkrahje e UNHCR-it në mbështetjen e projekteve me të cilat Zyra për zhvillim ekonomik lokal ka konkuruar në rrjetin e donatorëve ndërkombëtarë për fondet ekzistuese për komunat që janë të përfshira në strehimin dhe përkujdesjen e emigrantëve./Lugina Press/