Fotografi ku shfaqen tre djelmosha me thikë, maska të zeza dhe me shami arabe(palestineze) qëndron në Facebook profiln e hapur para disa ditëve nga disa të rinj të Kondovës, shkruajnë portalet maqedonase.
Që prej hapjes së këtij profili para dy ditëve, deri tani janë grumbulluar 52 llajka nga aktivistë të ndryshëm të rrjetit social, ndërsa mes tjera postimeve të bëra mbrëmë rreth orës 23:00 janë edhe video nga luftimet në frontet në Siri.
Nga MPB-ja kanë thënë se operativa e tyre është duke e përcjellur situatën me vëmendje të profileve të tilla.
Nëpërmjet analizave të bëra nga ana e policisë vlerësohet serioziteti i këtyre grupeve apo profileve në rrjetet sociale, kanë shpjeguar nga policia për Kanal5 në gjuhen maqedone.