Xhemal Haziri dhe Hajredin Asllani, dy veprimtarët, dy figurat e pa lodhura të Tërrnovcit, të cilët kontribuan me dekada për Tërrnovcin, Luginën dhe më gjërë do të vizitojnë vendet e shenjta për të kryer kushtin e pestë të Islamit Haxhin.
Me iniciativën e hoxhë Ibrahim Ibrahimit nga Tërrnovci i cili jeton dhe vepron në Zvicër, mërgimtarët e Tërrnovcit kanë vendosur të i nderojnë dy figura të njohura Xhemal Haziri dhe Hajredin Asallnin me dhuratë për të vizituar vendet e shenjta Islame, për të kryer kushtin e pestë të Islamit Haxhin, raporton Lugina Press.
Me lotë në sy e me emocione të pa përpërshkruara e kanë pritur dhuratën, këto dy figuara nga mërgata tërrnovcase, që për ta ishte një surpizë që nuk e kishin menduar.
Gjatë një biesede me të ftuarit, ata kanë evokuar kujtime nga e kaluara gjatë veprimtarisë së tyre , duke i falënderur dhe mërgimtarët të cilët kanë bërë të pa mundurën për vendlindjen e tyre.









