Këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve të Luginës – Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kanë miratuar deklaratën për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi.
Rreth kësaj ngjarje kanë komentuar gazetar, intelektual, deputet etj. Madje kanë komentuar edhe mos pjesëmarrjen e opozitës në këtë ngjarje për shqiparët e Luginës së Preshevës.
Vera Pelaj gazetare mjaft e njohur në Kosovë, e në të gjitha trojet shqiptare, ka thënë se shqiptarët, nuk arrijnë të bëhen bashkë as përballë Serbisë!.
“Shqiptarët, nuk arrijnë të bëhen bashkë as përballë Serbisë! Në Preshevë sot, nuk mori pjesë opozita, etj…për të shpallur Deklaratën për Asociacionin e Komunave Shqiptare….!!! Shqipe, kështu “ecet” përpara…!!!” ka shkruar në rrjetin social në facebook Vera Pelaj gazetare në Radio Televizionin e Kosovës(RTK) përkatësisht në Radio-Kosova. /Lugina Press/
Kush është Vera Pelaj lexo më poshtë:
Vera Pelaj: Pengu im i vetëm është që nuk munda të intervistoj Petro Marko
Vera Pelaj, nje talente e shkathet e intervistimit intelektual






