Home Aktuale USHT në prag të shënimit të 20 vjetorit të themelimit

USHT në prag të shënimit të 20 vjetorit të themelimit

770
0
SHARE

 Universiteti Shtetëror i Tetovës, ka publikuar një agjendë të ngjeshur aktivitetesh që do të mbahen me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit.
Garat sportivite që do të realizohen nga Fakulteti i Kulturës Fizike, Ekspozita artistike, Programi artistik në Qendrën për kulturë të përgatitur nga Fakulteti Arteve, promovimi i revistës FILOLOGJIA nga Fakulteti i Filologjisë, janë vetëm disa prej ngjarjeve të paralajmruara nga Këshilli organizativ i USHT-së.

10849904_658084734311631_1414405472758915139_n
Një kujdes i posaçëm i është kushtuar edhe përgatitjes se ambienteve si brenda, po ashtu edhe në sheshin e Universitetit.
Punonjësve të mirëmbajtjes së Universitetit, i është bashkuar sot edhe udhëheqësia më e lartë, Rektori Prof.dr.Vullnet Ameti si dhe dekanët e të gjitha fakulteteve të USHT-së.

10690081_658084204311684_5069884261375675128_n
“ Sot, i kemi ndjekur nga afër punimet që zhvillohen për përgatitjen hapësirave të jashtme të Universitetit tonë, i cili më 17 dhjetor 2014, do të shënojë 20 vjetorin e themelimit, me ç’rast do të prezantojmë para qytetarëve tanë veprimtarinë e bujshme arsimore dhe shkencore.
Atmosfera e festimeve ndjehet te çdo punonjës, dhe të gjithë angazhohen që ky përvjetor të shënohet në menyrë sa më dinjitoze. Ne përpos që i mbikqyrim parapërgatitjet, me dekanët e fakulteteve, sot vendosëm që tu bashkohemi punonjësve të Sektorit teknik dhe të mirëmbajtjes”, theksoi me këtë rast, Prof.Dr.Vullnet Ameti, Rektor i USHT-së.
Drejtuesit e këtij institucioni, kanë bërë të ditur se në Akademinë solemne që do të mbahet më 17 dhjetor 2014, në orën 17:00 në rektoratin e USHT-së, kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre zyrtarë të lartë shtetëror nga vendi, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës./Lugina Press/