Të dashur besimtarë, vëllezër e motra. Sot është dita e parë e festës së Kurban Bajramit, e cila vjen në prag të therrjes së kurbanit dhe kryerjes së haxhit. Më lejoni që në emër të Këshillit të Bashkësis Islame në Preshevë dhe në emrin tim personal të ua urojë festën e Kurban Bajramit. Allahu i Plotëfuqishëm në Kur’anin famëlartë thotë: ” Thuaj namazi im, kurbani im, jeta dhe vdekja ime janë vetëm për Allahun “. ” Vizita e Qabës për hirë të Allahut është detyrim për ata që kanë mundësi “. O Zot i mëshirshëm : Të sëmurëve jepju shëndet, të varfërve furnizim, jetimëve ngrohtësi, atdheut tonë paqë e liri. Gëzuar Bajramin !






