Home LAJME Treni godet veturën, një i lënduar

Treni godet veturën, një i lënduar

1233
0
SHARE

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Pomozotin të Fushë Kosovës, me çrast një person ka marrë lëndime trupore pasi që vetura e tij është goditur nga një lokomotivë e Hekurudhës së Kosovës.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e këtij rasti.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar.