Home Aktuale Treni aksidenton 10 anëtarë të familjes Esati nga Miratoci i Preshevës, dy...

Treni aksidenton 10 anëtarë të familjes Esati nga Miratoci i Preshevës, dy të lënduarit jashtë rrezikut për jetë

1088
0
SHARE

Dje në orët e paraditës 10 anëtar të familjes esati janë aksidentuar nga treni për deri sa po kalonin me traktorë mbi hekurudhë.
Familja 10 anëtarëshe e Naim Estatit, ishin nisur për të punuar tokën, në anën e kundër të hekurudhës në mes të fshatrave Miratoc dhe Çukarkë.
Katër nga anëtarët e familjes ishin të ulur në traktorë dhe 6 të tjerë në rimorkio. Ata gjatë tentimit për të kaluar mbi hekurudhë, ka ndodhur edhe aksidenti i pa pritur në mes traktorit dhe trenit. Megjithatë, për fat të mirë të aksidentuarit kanë marrë vetëm lëndime të lehta trupore, ku dy prej tyre e kanë marrë ndihmën e parë dhe janë të shtrirë në qendrën spitalore në Vranjë.

Familjen Esati nga Miratoci kanë konfirmuar se familjarët e tyre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetë. Mbi kalimet në hekurudha vazhdojnë të jenë rreziku kryesor i qytetarëve ku dihet se vetëm mbi kalimin e hekurudhës në Raincë kanë humbur jetën disa qytetar./Lugina Press/