Home Aktuale Tirana dhe Beogradi lidhen me vijë ajrore

Tirana dhe Beogradi lidhen me vijë ajrore

758
0
SHARE

Nga nesër Tirana dhe Beogradi do të lidhen me njëra-tjetrën përmes linjës ajrore Air Serbia.

Kjo kompani fluturimesh do të ketë udhëtime tre herë në javë.

Në ceremoninë zyrtare të lëshimit në funksion të kësaj linje, ku do të bëhet edhe fluturimi i parë nga Beogradi për në Tiranë, do të jetë i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd, sikundër edhe ambasadori serb në Tiranë.

Fillimisht çmimi promovues i fluturimeve, nga data 23 shtator deri më 31 dhjetor 2014 do të jetë 99 euro.