Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Tetovë, ku shihet një i moshuar i përgjakur dhe i shtrirë në tokë, por Ndihmës së Shpejtë s’i bëhet vonë raporton portali informativ Tetova Sot.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14 e 30 minuta në “Bllok 70″ në Tetovë, qytetari që nuk dëshiron t’i përmendet emri, ka denoncuar rastin në portalin TetovaSot, i cili tha se personi i moshuar ka qenë nën ndikimin e alkoolit, dhe se disa herë është thirrur ambulanca, por telefonata shkonte në veshë të shurdhët, deri sa ka intervenuar policia.
“Kur kemi parë personin të shtrirë në tokë dhe të përgjakur menjëherë kemi thirr ambulancën, dhe pothuajse dy orë telefonata ka shkuar në vesh të shurdhër, deri në momentin kur erdhi policia pas dy orëve dhe personi është transferuar në spital”, tha qytetari.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=U7mWOPC6iEA ” width=”560″ height=”315″]






