Home Aktuale Tërnocasja, Diellza Aliti, fiton çmimin ”Aktorja më e mirë” në Skënderaj

Tërnocasja, Diellza Aliti, fiton çmimin ”Aktorja më e mirë” në Skënderaj

1462
0
SHARE

Diellza Aliti nxënëse e klasës së pestë  të shollës fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci i Bujanocit  fitoi çmimin”Aktorja më e mirë” në  edicionin  e  nëntë të  takimeve të teatrove shkollore në Skenderaj raporton Lugina Press.

 Ka përfunduar  edicioni i nëntë i Takimeve të teatrove shkollore në Skenderaj, aktivitet ky që mbahet për herë të nëntë dhe i cili kishte   mbledhur në një vend grupe teatrale nga shkollat fillore të Kosovës por edhe jashtë saj.

Në fetsival  prezentoi edhe një grup i  nxënësve nga shkolla fillore “Muharrem Kadriu” nga Tërnoci  i  Bujanocit, grup të cilën e udhëhiqte profesori i gjuhës shipe Nehat Ramizi.

  Shkolla fillore “Muharrem Kadriu” ishte e vetmja shkollë nga Lugina e Preshevës që prezantoi në këtë festival.

Ndërkaq shafqa me të cilën prezentuan në festival quhet “Bija ime e vyer”  të autorit Nehat Ramizi i  cili dhe kishte përgatitur këtë grup të merrë pjesë në  edicionin  e  nëntë të takimeve të teatrove shkollore në Skenderaj.

 DJEMe këtë rast Diellza Aliti nxënëse e klasës pestë  pranë shkollës fillore Muharrem Kadriu nga Tërnoci ishte njëra nga fitueset e këtij festival.

 Diellza  fitoi  çmimin, “Aktorja më e mirë”,  ajo për Lugina Press  u shpreh  e kënaqur me çmimin  që ka arritur dhe se për të kjo ishte një hap drejt sukeseve në jetën e saj. Dejllza po ashtu falënderoi profesorin Nehat Ramizi që ishte përkujdesur për përgaditjet e shfaqes.

 Nga ana tjetër edhe profesori Nehat Ramizi shprehi kënqësinë e tij që një nxënëse e tij kishte arritur çmimin në festivalin e teatrove shkollore në Skënderaj.Ramizi po ashtu falënderoi shum edhe grupin e nxënësve të ciëlt morrën pjesë në festival e që gjat gjithë kohës së përgatitjve ishin të kujdesëshëm.

 Në edicionin e këtij viti, ky aktivitet kulturor kishte mbledhur 17 teatro të cilat për tri ditë rresht kanë  shfaqur  pjesët e tyre para publikut në Skenderaj. Pjesëmarrës ishin teatrot e fëmijëve dhe tematikat e shfaqjeve  kryesisht ishin  për fëmijë.

  Ky festival i teatrove shkollor kishte karakter garues dhe punimet u vlerësuan  nga një Juri profesionale.

 Organizatorë të këtij aktiviteti ishin Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, në Skenderaj, teatri i qytetit Kaqurrela si dhe mbështetet nga MKRS-ja./Lugina Press/