Kushtet atmosferike momentale te cilat po mbretërojnë ne vendin tone gjegjësisht reshjet e shiut janë më se të nevojshme për të mbjellurat pranverore ka thënë Qenan Daliu agronom.
Pas ditëve të ftohta dhe pranverës së vonshme tani kemi mot më të mirë e që për të mbjellurat pranverore, të reshurat e shiut janë më së të nevojshme, ka thënë Qenan Daliu specialist i mbrojtjes së bimëve. Sipas tij të mbjellurat pranverore në vendin tonë janë të mira por struktura e tokës është e prishur në mungesë të lagështisë ka shtuar ai. E në krahasim me të mbjellurat pranverore kulturat vjeshtore janë në një situata më kritike ka theksuar agronomi në fjalë.Ndërkaq për të pasur rendimente më të mira agronomi në fjalë ka rekomanduar gjithë bujqit që të mbjellurat pranverore të mbrohen nga barojat dhe insektet me spërkatje adekuate.
Tani më të mbjellurat pranverore kanë përfunduar por ato kërkojnë kujdes të shtuar për lagështi të nevojshme ka shtuar agronomi./Lugina Press/






