Home Aktuale Sot dhe nesër mot jo stabil

Sot dhe nesër mot jo stabil

851
0
SHARE

Mbi vendin tonë sot dhe nesër pritet të mbajë mot me diell kohë pas kohe dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të izoluara dhe shkarkime rrufesh.
Mbi vendin tonë nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende mund të shoqërohen me riga të izoluara dhe shkarkime rrufesh.
Temperatura minimale do të luhaten nga 15C deri 17C , kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 27C. Do te fryj erë nga veriu dhe veri-perëndimi drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-4m/s.
Ndërkohë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës edhe dita e premte do të shoqërohet me mot jo stabil, me diell dhe vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperatura minimale do të luhatet nga 14C – 16C kurse maksimalet e ditës do të arrijnë deri në 24C. Do të fryj erë nga veri-perëndimi e lehtë dhe mesatare.
Ditët e vikendit do të jenë me diell dhe vranësira të shpërndara, kurse temperaturat do të jenë në ngritje.
Era do ta ndërroj kahun e lëvizjes nga veri-perëndimi në drejtim të jug-perëndimit, duke fry me një shpejtësi 1-3m/s. /LuginaPress/

LEAVE A REPLY