Edhe pse jeton dhe punon në Slloveni, shefi i punës i ka lejuar atij të kryen kohët e namazit në ndërmarrjen e tij raporton Lugina Press.
Refik Asani nga Maqedoni jeton dhe vepron në Slloveni por edhe pse jeton në këtë vend ai praktikon islamin pa ndonjë pengesë.
Asani punon në ndërmarrjen”Merkator” si komisioner malli por askush nuk e pengon ate të e kryej namazin ditor.
Në fillim kur fillova të punoj rrëfen ai, më erdhi shefi dhe më pyeti a jeni ju Asani, pasi i kishte treguar se vet ai ishte personi që e kërkoi e kishte pyetur se a është e vërtet se falet në punë.
Ndërkohë pasi Asani i kishte treguar për kryerjen e lutjeve ditore të namazit në punë, shefi kërkoi nga ai që ti sqaron veprën e tij, më pas Asani i tha se unë e shfrytëzoj kohën e pushimit për lutje dhe aspak nuk humbë kohë në orarin e punës.
“Lutjet e mia janë 10 minuta dhe në vend që unë të rrijë kotë, gjatë pauzës e kryejë lutjen” i kishte thënë ai shefit të ndëmarrjes .
Ndërkaq kur ai kuptoi sinqeritetin e punëtorit të tij i kishte ofruar një dhomë të posaçme për kryerjen e namazit.
Me këtë rast Refik Asani falënderon Allahun që ia ka barë të mundur që të mos ketë pengesa në kryerjen e namazit nga shefi i punës./Lugina Press/









