Home Aktuale Skender Destani: RTSHL e drejtë garantuar me konventat ndërkombëtare(Video)

Skender Destani: RTSHL e drejtë garantuar me konventat ndërkombëtare(Video)

790
0
SHARE

Zv kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani ka thënë se arsyeja e vendimit mbi themelimin e RTSHL është se qeveria po tenton të mos lejojnë informimin publik në gjuhën shqipe. Sipas tij akti mbi themelimin e RTSHL është e drejtë ndërkombëtare e pakicave mbi informim në gjuhën e tyre amtare.

Zv kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani ka thënë se akti mbi themelimin e RTSHL është e drejtë ndërkombëtare e pakicave mbi informim në gjuhën e tyre amtare. I dyti i komunës gjithashtu ka potencuar se ky vendim është dash të merret më herët , por sipas tij edhe tani ka rëndësinë e vet kur dihet se mediumet publike mund të privatizohen .
Sipas tij njëra ndër arsyet e vendimit mbi themelimin e RTSHL është edhe se qeveria po tenton të mos lejojnë informimin publik në gjuhën shqipe. Ai pret që sa më parë të nisin procedurat ligjore për marrjen frekuencave.Ndërsa sa i përket taksës për RTS dhe RTV Vojvodina , e cila do të hyjë në fuqi në vitin 2016 , zv kryetari Preshevës, thotë se qytetarët shqiptarë nuk janë të obliguar të paguajnë , pasi në këto mediumi nuk dëgjuar asnjëherë shqipe.
Por pas aktit mbi themelimin e Radio televizionit regjional në gjuhën shqipe , mediat serbe kanë ironizuar me titujt e tyre ‘’Do të shohim lajmet dhe ditarin , Serbia bëhet me televizion në gjuhën shqipe’’.Sipas zv kryetarit dhe njëherit kreut të Bashkimit demokratik të Luginës Skedener Destani këto reagime tregojnë realitetin e popullit serb kundrejt fjalës shqipe.Lufta mediale ndaj themelimit e RTSHL , ka filluar pasi fjala shqipe tashmë do të jetë prezent edhe shumë qyteteve tjera të Serbisë .
RTSHL do të ketë shtirje në tri komunat shqiptare në Vranjë , Leskoc , Nish e më tej./Lugina Press/

[youtube url=”       https://www.youtube.com/watch?v=Phq01O2RRBg&feature=youtube_gdata_player          ” width=”560″ height=”315″]