Kompania SmartThings pretendon të revolucionarizojë jetën brenda shtëpisë, duke bërë lavatriçe dhe minibare që u përgjigjen komandave tuaja nga distanca apo edhe komunikojnë me ju. 10 mijë shtëpi në SHBA janë tashmë të tilla në 4 vjet, do të jenë 45 milionë. Imagjinoni shtëpi që flasin me ju dhe tavolina ngrënieje që lehin, në mënyrë që macet e shtëpisë të mos fusin kokën në ushqim
Shtëpia e Alex Hawkinson di si t’ia bëjë gati ditën të zotit. Kur 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve ngrihet nga krevati, një llambushkë e vogël [smart-home_0] ndizet dhe sistemi fillon të ngrohë temperaturën e ajrit. Ai zbret shkallët dhe një zë i ëmbël gruaje prej sistemit të tij Sono e përshëndet dhe i thotë: “Parashikimi i motit për sot… …”. Në momentin që ai ka shkuar të marrë filxhanin e kafesë, që është bërë automatikisht gati prej sistemit- zëri i gruas në sistem kthehet në një transmetim të NPR, ndërsa Hawkinson kontrollon telefonin e tij, ky i fundit do t’i sjellë një mesazh nëse djali i tij 4-vjeçar del jashtë derës kryesore para se të jetë ngrënë mëngjesi. Nëse Hawkinson hap derën e minibarit ku ndodhen pijet, me vetëdije ose jo, shtëpia e tij do të kundërshtojë:
“A nuk jemi pak herë për të filluar të pimë?”- (do i thotë ajo). Hawkinson e ka gjetur kështu rrugën e tij dhe mënyrën e re për të jetuar dhe brenda një dekade e pak më shumë çdo shtëpi në SHBA do të jetë e ngjashme. E gjithë kjo do të jetë edhe falë kompanisë së tij “SmartThings” (sende të zgjuara), që ka ndërtuar të parën platformë që i lejon objektet në shtëpinë tuaj, dyert, bravat, llambat, madje dhe sistemi i vaditjes së oborrit do të fillojnë të flasin me njëri tjetrin dhe merren vesh se cili duhet të funksionojë më para sipas nevojës që ju keni. Kërkesat e vetme për ta vënë në punë këtë sistem janë: një telefon i zgjuar (smartphone), një grup pajisjesh fillestare me vlerë 200 dollarë ( që përfshin sensorët dhe një platformë sinkronizimi) dhe sigurisht një imagjinatë e çmendur.
“Ne jemi vetëm në fillimin e kësaj vale të re… shtëpia juaj do ju japë siguri, qetësi mendore dhe më shumë. Praktikisht çdo gjë që duhet të jetë e lidhur do të lidhet.” Fakti që kjo histori duket e dëgjuar dhe e stërdëgjuar është se pse kompanitë kanë që prej viteve 50’ që premtojnë agimin e një ere të shtëpive të zgjuara, plot përplot me pajisje teknologjike që plotësojnë çdo nevojë tuajën. Por tentativat e para kanë dështuar për shkak të teknologjisë jo fort të hajrit dhe mosbesimit të konsumatorëve. Kompania SmartThings, që filloi aktivitetin më 2012, ia ka dalë të prodhojë një det të tërë ndryshimesh në shtëpinë e automatizuar. Lindja disa vjet më parë e “resë kompjuterike” e ka bërë më të lehtë për të ndërtuar pajisje që lidhem mes të ashtuquajturit “interneti i sendeve” që do të thotë se ato mund të monitorohen dhe kontrollohen nga larg, zakonisht me një aplikacion në smartphone.
Ndërkohë janë bërë edhe shpikje e sensorë që bëjnë të mundur të bëni të zgjuara edhe pajisje që deri tani ishin budallaqe. (Mendoni për shembull të vendosni një llambë të thjeshtë në një adaptues të lidhur me telefonin tuaj, ose një zile dere me detektor që ju dërgon dridhje nëse dikush po tenton të thyejë shtëpinë.) Më 2018, kërkuesit e IHS Technology parashikojnë që njerëzit do të kenë instaluar 45 milionë shtëpi të zgjuara. “Jemi duke parë zhvillime të rëndësishme në këtë fushë”, thotë Lisa Arrowsmith, një prej drejtuesve të IHS. “Është një moment emocionues.” Gara për t’i bërë këto pajisje dhe sensorë të punojnë se bashku sapo ka filluar. Njësoj si në kohën kur Google dhe Yahoo krijuan motorët e parë të kërkimit, duke sjellë rregull në internet në vitet ’90, fillestarë dhe lojtarë të mëdhenj si Apple, AT&T dhe Google– janë duke punuar për t’ua bërë të mundur njerëzve të komentojnë Internetin e shtëpisë.
Kush do që krijon platformën më konkurruese jo vetëm që do të revolucionarizojë si ne e jetojmë jetën, por edhe do të ketë komandën mbi një llokëm të madhe të tregut prej 12 miliardë dollarësh që kjo industri pritet të ketë në 5 vitet në vijim. SmartThings, edhe pse e vogël dhe më pak e pasur në burime se sa titanët e teknologjisë, është pozicionuar mirë për të udhëhequr këtë betejë. Ndryshe nga kompanitë e mëdha nuk ka ndonjë model biznesi për të mbrojtur, kështu që mund ta riimagjinojë shtëpinë e lidhur në rrjet nga e para. Dhe ndryshe nga fillestarë të tjerë të shtëpisë së zgjuar si Revolv ka tashmë mijëra punonjës civilë që zhvillojnë për të aplikacione të reja për produktet që duhet të lidhen. Një i tillë është për shembull tavolina që leh në rast se macja juaj hipën mbi të në kohën e drekës.
Por që kjo teknologji të bëhet popullore, SmartThings dhe rivalët e saj duhet të bindin mjaft njerëz që është e sigurt dhe ia vlen që t’i besoni teknologjisë jetën e shtëpisë tuaj. Për pjesën më të madhe kjo është mjaft larg dhe një shtëpi e automatizuar plotësisht është ende mjaft jo e perceptueshme; vetëm 1% e shtëpive në SHBA e përdorin këtë sistem. Ndërkohë që më internetin ideja e lidhjeve ekstreme krijon probleme reale për sigurinë dhe privatësinë. Hawkinson e sheh këtë si, “Nevoja për të shmangur faktorin e shëmtuar?” Si shumë ide gjeniale, SmartThing filloi nga një katastrofë. Në shkurt të 2011, Hawkinson dhe familja e tij shkuan në Leadville, Colo., për një fundjavë relaksuese në shtëpinë e tyre të pushimit, vetëm për të mësuar në atë moment që e gjithë banesa ishte e mbuluar nga akulli. Tubacionet kishin ngrirë dhe shpërthyer dhe fatura për riparimin është 100 mijë dollarë.
“Si ka mundësi që askush nuk ka krijuar diçka që unë ta mbaj në prizë dhe të më tregojë atë që po ndodh?”, e shtroi Hawkinson çështjen atë kohë. Sipërmarrësi veteran mblodhi disa miq dhe përdori fondet e pushimeve për të krijuar atë që më vonë do të bëhej palca kurrizore e SmartThings: një pajisje e lidhur pa kabllo me madhësinë e një detektori të zjarrit që sinkronizon thuajse çdo gjë përfshi pajisjet, duke i lejuar përdoruesit të programojnë shtëpinë e tyre nga një aplikacion i vetëm. Kur lidhet me një zbulues të shpërthimit apo ngricës, për shembull, SmartThings menjëherë do i dërgojë Hawkinsonit nëj mesazh që tubacionet në shtëpinë e tij kanë shpërthyer sërish, ose ndoshta mund të përdorni në vend të mesazhi një alarm me melodinë e Titanikut. Brenda 18 muajve kompania e re arriti të mblidhte 1.2 milion dollarë nga ata që quhen ndihues të parë (Ashton Kutcher ishte një prej tyre), edhe prodhues pajisjesh si Quirky, tani një partner i General Electric, filluan të dërgonin prodhimet e tyre te SmartThings për të parë nëse përshtateshin apo jo me pajisjen e re.
Nga mesi i 2013, SmartThings ka shitur më shumë se 10 000 paketa. Hawkinson u mahnit menjëherë nga aftësia për të krijuar e njerëzve që morën në përdorim paketën prej tij. Një çift në Minnesota i vendosi sensorë në çantat e shpinës së fëmijëve të tyre në mënyrë që të mund t’i lokalizonin ata gjithmonë. Një burrë në Kanada i trajnoi altoparlantët që të këndonin një kor engjëllorë ndërsa ai i afrohej koleksionit të tij të skoçit. “Duke parë se si po përdorej aplikacioni, të bën ta shohësh botën si të programueshme”, thotë Hawkinson. Blerës të parë po aq të entuziazmuar nga pajisja sa Hawkinson u inkurajuan të ngarkonin programet që ata i kishin instaluar në SmartThings në një platformë të hapur në mënyrë që të tjerë dhe skeptikët të mund të shihnin apo t’i shihnin apo t’i shkarkonin ato që u bënin më shumë punë ashtu siç bëjnë edhe me aplikacionet e telefonave celularë.
Deri sot më shumë se 5 mijë njerëz kanë ndarë shpikjet e tyre të vogla brenda sistemit, shumë më shumë se sa çdo platformë e ngjashme shtëpie e zgjuar dhe mijëra prej tyre janë të programuar që të përshtaten në përdorimin personal. Ende sado që përpiqet SmartThings për t’i bindur njerëzit rreth përfitimeve që kemi nga një shtëpi e lidhur, “ a gjithmonë njerëz që nuk ia kuptojnë vlerën”, siç thotë Arrousmith. Nga ana tjetër mundësitë për të zgjedhur janë ende të pakta, vënia në punë është e komplikuar dhe njerëzit kanë një frikë të legjitimuar se kriminelë të hapësirës virtuale mund të hyjnë në kode dhe komandojnë shtëpinë tuaj (pak a shumë siç ndodh me kompjuterin) i ka bërë mjaft të jenë dyshues sa i përket mundësisë për të pasur një shtëpi të tillë. Hawkinson i kupton këto shqetësime, por ai është duke u përpjekur që t’i zgjidhë ato. Për të përmirësuar sigurinë ai punëson ata që njihen si hakerat kapele-bardhë, të cilët testojnë në mënyrë të herëpashershme teknologjinë e SmartThings dhe shënojnë pikat ku ajo duhet të përmirësohet.
Për ta bërë automatizimin e shtëpisë më të thjeshtë ai planifikon të ndërtojë një platformë të hapur me gjithçka që duhet që prej linqeve deri te videot dhe leksionet e hapura për mënyrën e përdorimit apo instalimit të shërbimit. Ai tani ka edhe një marrëveshje me “Cross Country Home Services” një nga veteranët e sigurimit të shtëpive në SHBA, për të përfshirë SmartThing në një plan të plotë të sigurisë së shtëpisë. Ndërkohë po punon me Philips dhe pionerë të tjerë të teknologjisë për të zgjeruar kapacitetin e SmartThing dhe arsenalin e pajisjeve që kjo e fundit do të përdorë. Sfida më e madhe sidoqoftë mbetet ndërgjegjësimi për SmartThing dhe për mënyrën se si funksionon automatizimi i shtëpisë tuaj. Nga kjo pikëvështrimi futja në garën e shtëpive të zgjuara e një gjiganti si Apple është një gjë e mirë.
“Është si puna e ngjizjes. Sa më shumë njerëz të dëgjojnë për këtë aq më shumë njerëz do të mendojnë, uau… ky sendi budalla deri tani mund të lidhet dhe bëhet i zgjuar!” Nga ana tjetër, jo çdo gjë mund të automatizohet. Sërish në shtëpi, Hawkinson thotë se ndërtoi edhe një aplikacion në SmartThing për gruan e tij. Aplikacioni quhet: Aaaauuuuuu Yeaaaah. Në momentin që ai shtyp telefonin, dritat ulen dhe bëhen më të kuqe, ndërsa në sfond dëgjohet muzikë. Aleks thotë se kjo hile e vogël “nuk ka funksionuar asnjëherë.” Por mos fajësoni SmartThing. “Teknikisht, – sqaron ai, – punon gjithmonë”.





