Shqiptarët, duket të kenë qenë aktëret kryesorë në Samitin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Ky samit, nga ku Angela Merkel përçoi mesazhe kundër korrupsionit e krimit të organizuar, duket se nxori liderët shqiptarë në qendër të vëmendjes.
Pos fjalëve të mira që liderët shqiptarë thanë për këtë samit, ata gëzuan edhe privilegje. Në fotografinë zyrtare të këtij samiti, kancelaria gjermane Angela Merkel në krah e kishte kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
E, kryeministri serb, Aleksander Vucic, ishte i fundit në këtë renditje.
Në fotografinë ku shihen liderët e Ballkanit Perëndimor në tryezën e punës, përsëri liderët shqiptarë, Thaçi e Rama, ishin përballë nikoqires, Merkel dhe presidentit të KE-së, Barroso./Indeksonline/






