Faik Veseli nga Shkupi reprezentuesi i Maqedonisë dhe karateist i KK “Olimpik Sport” , ka shënuar sukses të madh në kampionatin e 18 –të ballkanik në karate për junior në Herceg Novi të Malit të Zi, që u zhvillua gjatë javës që lamë pas.
Ai në kategorinë deri më -61 kg fitoi titullin kampion ballkani, pasi në finale mposhti kosovarin Dren Hajdari me rezultat 1:0. Në ndeshjet paraprake, Veseli fitoi turkun Omer Atesh me rezultat 3:1 dhe serbin Urosh Petrovaçki me rezultat 4:3.
Ndërkohë Faik Vesli në shkurt të vitit 2018 do të marrë pjesë në kampionatin evpropian të karates që do të zhvillohet në Rusi.
Kujtojmë, Veseli po ashtu edhe në vitin 2015 ishte shpallur kampion Ballkani, në Herceg Novi të Malit të Zi në kategorinë pesha -52 kg
Vlenë të theksohet se Faik Veseli këtë vit po ashtu ka arritur medaljen e artë në Kupën Botërore të Karatesë në Kroaci.
Veseli me karate ka filluar të mirret që nga fëmijëria.Që atëherë e deri më tash ka arritur suksese të shumta në vende të ndryshme duke u kthyer me fitore.
Ndërkaq përkahjen më të madhe që të arrij suksese të shumta në karate e ka nga babai i tij./Lugina Press/









