Home Aktuale Shembje të dheut në disa vendbanime në Medvegjë

Shembje të dheut në disa vendbanime në Medvegjë

737
0
SHARE

Reshjet e pandërprera të ditëve të fundit kanë shkaktuar edhe probleme të mëdha për banorët e Medvegjës.Vetëm në rrugën që lidh Medvegjën me fshatrat Tupallë e Gjylekreshtë kanë ndodhur disa shembje në rrugë gjë që vështirëson lëvizjen e lirë të banorëve.Përveq disa shenjave të trafikut, deri më tani nuk është ndërmarr asgjë nga organet kompetente, përderisa shembjet po vazhdojnë.Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në mahallën Sadiku në Tupallë, ku një familje po i rrezikohet edhe rrënimi i një pjese të shtëpisë.

Foto Arkiv e Medvegja.net, shkolla fillore në Tupallë

Mahalla Sadiku në Tupallë

Shembja e rrugës në afërsi të mahallës Abazi në Tupallë

Teksti dhe foto: medvegja.net