Shefket Musliu, ish Komandant i Përgjithshëm i ish UÇPBM-së ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Arian Dacit, djalit të akademik Nexhat Daci, më posht mund të lexoni më shumë:
E respektuara familje e Akademik Dacit
I nderuari Akademik Nexhat Daci,
Me pikëllim dhe dhimbjen më të thellë morëm lajmin e hidhur për vdekjen e papritur të djalit Tuaj Arian Daci.
Në këto momente të rënda për ju, ndjejmë dhimbjen që keni për vdekjen e të birit tuaj , në fatkeqësinë e sotme , me mendje dhe me zemër jemi afër jush.
Ndaj i nderuari dhe shum i rrespektuari akademik Nexhat Daci, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për birin tuaj Arianin.
I qoftë i lehtë dheu
Zoti e shpërbeftë me xhenet
Me dhimbje të thellë
Ish Komandanti i Përgjithshëm i ish UÇPBM-së
Shefket Musliu






