Home Aktuale Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc takon Musliun

Shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc takon Musliun

958
0
SHARE

Në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptar, kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu priti sot në takim Shefin e zyrës  së OSBE-së në Bujanoc, Jeff Bieley dhe Këshilltaren Politike të OSBE-së Marzia Cimmino.
Kryetari Musliu e njoftoi me rrjedhat e KKSH-së, punën, orientimet dhe çështjet që presin të zgjidhen duke vërë theksin në çështjet e arsimit, kulturës, informimit dhe përdorimit zyrtarë të gjuhës dhe shkrimit shqip.
“Konstituimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar tashmë ka marë formë dhe tashmë janë konstituar edhe të gjitha komisionet e parapara me statutin e këtij institucioni. Jemi në fazë e konsilidimit dhe projektimit të planeve të veprimeve të këtyre komisioneve” theksoi Musliu dhe vazhdosi se “OSBE-ja ka qenë aktive dhe më tej presim të jetë aktive sa i përket zgjidhjes së problemeve të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si një faktorët kyçë ndërkombëtarë dhe partner i denjë” u shpreh Musliu.
Shefin e zyrës ës OSBE-së në Bujanoc Jeff Bieley shprehi mbështetjen e OSBE-së për proceset demokratike edhe në vazhdim do të mbështes në trajtimin e të gjitha problemeve me të cilat KKSH-ë është duke u angazhuar për të i zgjidhur.
“Lugina e Preshevës mbetët në prioritetet e OSBE-së dhe mbështetja jonë nuk do të mungoj sa i përket funksionimit dhe angazhimit të KKSH-së” u shpreh Bieley.
Gjatë takimit u pajtuan që nën organizimin e OSBE-së të organizohet një takim i përbashkët i të gjitha këshillave nacionale dhe në këtë drejtim OSBE-së me ndihmu procesin e rrejtëzimit të këtyre institucioneve pas zgjedhjeve të fundit.