Home Aktuale Sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc shënon 7 dhe 8 marsin(video)

Sh.f”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc shënon 7 dhe 8 marsin(video)

1581
0
SHARE

  Në shkollën  fillore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, në mënyrë simbolike shënohet 7 dhe 8 marsi.

Të gjithë shqiptarët ku do që janë   shënojn dhe përkujtojnë  7 Marsin, Ditën e Mësuesit.

Këtë vit mbushen plot 134 vjet që nga dita kur në qytetin e Korçës u hap Mësonjtorja e Parë Shqipe, një ngjarje me rëndësi madhore në përpjekjet e popullit shqiptar për të krijuar shkollën e vet kombëtare.

E  në shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc, përshkak të gjendjes së pandemisë,  në mënyrë simbolike shënohet 7 dhe 8 marsi.

Drejtori i këtij institucioni arsimorë Naser Zairi duke uruar punonjësit e shkollës  për 7 dhe 8 marsin elaboroi në pika të shkurtëra rëndësinë e këtyre  dy festave.

Ndërkohë  për rëndësinë e këtyre dy festave me rëndësi kulturore e historike    foli dhe  profesori i gjuhës shqipe Sevadil Iseni.

Në fund për të pranishmit ishte pëgadiur një koktej rasti dhe nga një dhurat modeste me mbishkrimin” Urime 7 Marsi”./Lugina Press/