Home Aktuale Selami Jakupi merrë postin e UD-së i drejtorit të...

Selami Jakupi merrë postin e UD-së i drejtorit të Sh.f “Muharrem Kadriu”në Tërnoc

1564
0
SHARE

Në bazë të ligjit mbi bazat e arsimit dhe edukimit neni 61, Ministria e Arsimit ka marrë vendim që të emërojë ushtruesin e ri të detyrës së drejtorit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe këshillit drejtues të kësaj shkolle.
Ministria e Arsimit në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ushtrues të detyrës së drejtorit ka emëruar pedagogun e kësaj shkolle Selami Jakupi.
Me këtë rast, Jakupi i cili tashmë ka marrë detyrën e re ka konfirmuar arritjen e këtyre dy vendimeve dhe potencoi se ky këshill drejtues për gjashtë muajt e ardhëshëm do të zgjidhë të gjitha qështjet dhe problemet në këtë shkollë, që këshilli i mëparshëm nuk arriti ti kryej ato.
Vendimi i dytë nga Ministria ishte emërimet e antarëve të Këshillit drejtues të kësaj shkolle të cilët janë, Bajram Salihu, arsimtarë i gjuhës shqipe, Nagip Latifi, arsimtarë i edukatës fizike, Naim Salihu, arsimtar i gjuhës serbe, Xheladin Xheladini, nga këshilli i prindërve, Enis Shabani, Amirë Vehbiu, Zijat Aliu, Semi Aliu dhe Hajredin Destani.
Selami Jetish Jakupi është ilindur në Tërnoc të Bujanocit më 03.03.1954. Ka përfunduar studimet pranë fakultetit filozofik në degën e Pedagogjisë, ndërkaq që nga viti 1980 është i kyqur në arsim si mësimdhënës. Mbi një dekadë në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc ka kryer funksionin e pedagogut të kësaj shkolle. Jakupi ka ndjekur shum trajnime që kanë të bëjnë me zhvillimin e arsimit cilësor, ndërkohë ka marrë pjesë edhe nëpër shum seminare ku ka patur edhe rolin e ligjëruesit. /Lugina Press/