Home Aktuale Sekuestrohen 15 kilogram drogë në Bllacë

Sekuestrohen 15 kilogram drogë në Bllacë

909
0
SHARE

Autoritetet doganore të Maqedonisë zbuluan 15 kilogram drogë marijuanë në vendkalimin kufitar Bllacë.

Droga u gjet në një makinë me targa shqiptare që drejtohej nga shtetasi shqiptar R.D, i cili drogën do ta transportonte nga Kosova në Maqedoni dhe më pas në Serbi.

Vlera e drogës së konfiskuar në tregun evroperëndimor arrin në 45 mijë euro.

Drejtorja e Doganës, Natasha Radeska Krstevska theksoi se shtetasi shqiptar dje kishte hyrë në pikën kufitare Bllacë nga Kosova.

Pas dyshimeve paraprake, policia ka dyshuar në makinën dhe se ka urdhëruar kontrollin e saj.

Pas kontrollit të detajuar, u zbulua droga e fshehur në disa pjesë të makinës.

Shtetasi shqiptar ka pranuar se droga ishte porositur nga një shtetas serb, që punon në Sicili të Italisë dhe se ai duhej ta transportonte ate në Serbi. (INA)

sl

sli

slik