Home Aktuale Rritet niveli i kontrollit për refugjatët që hyjnë në Preshevë!

Rritet niveli i kontrollit për refugjatët që hyjnë në Preshevë!

934
0
SHARE

Në qendrën për regjistrimin e refugjatëve në Preshevë asgjë nuk ka ndryshuar pas konfirmimit të ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë se njëri nga të dyshuarit terrorist është regjistruar në Preshevë me 7 tetor ku edhe formalisht ka kërkuar azil.

Rruga e migrantëve që hyjnë në Serbi nënktupton edhe dy kontrollime antidiverzante. Kontrollohen bagazhi dhe konfiskohet gjithçka që mund të përdoret si armë, e më së shumti prej tyre janë gërshërë, thika kuzhine, por mund të gjendet edhe ndonjë boks prej hekuri.

Policia

“Ka shumë gjëra që mund të karakterizohen si armë e ftohtë. Kryesisht ato janë thikat, por ka edhe gjëra të tjera si “bokser” që përdoren për rrahje dhe mund të shkaktojnë plagë të rënda” ka deklaruar njëri nga policët në Preshevë.

Dje Preshevën e ka vizituar edhe ministri i mbrojtjes Bratislav Gashiq, i cili ka thënë se të gjithë që hyjnë në Serbi do të kontrollohen detajisht.

“Përcjellim situatën dhe në raport me këtë ne marrim masa të nevojshme për të parandaluar të gjitha rreziqet” ka thënë Gashiq.

Thika

Gashiq ka thënë se numri më i madh i atyre që vijnë janë pa dokumenta dhe se Serbia është i vetmi shtet i cili nga rruga prej Turqisë, nëpërmjet Greqisë dhe Maqedonisë dhe Bullgarisë tek të gjithë ata që vijnë merr gjurmët e gishtave dhe i evidenton të gjitha të dhënat që mund ti merr.

“Në hyrje të Serbisë, në fushën e Miratocës ekziston punkt policor ku nëpërmjet skanerit bëhen kontrollimet e detajuara për secilin që hyn në Serbi. Përsëri në Preshevë kalojnë nëpërmjet kontrollës dhe i merren të gjitha që mund të jenë të rrezikshme. Pas kësaj ata regjistrohen dhe në fund i merren gjurmët e gishtave dhe fotografohen. Vetëm Serbia vepron në këtë mënyrë” ka thënë Gashiq.

Në 6 muajt e kaluar, nëpër Serbi kanë kaluar 490.000 emigrantë. (presheva.com/ Lugina Press)