Me sukses përfundon aksioni i cili u organizua për t’i ndihmuar 28 vjeçarit Artan Fetahu nga Tërrnoci i Bujanocit.
Shoqata “The Future” dhe Zyra për të Rinjë në Bujanoc kanë oraganizuar shfaqe humoristike me qëllim të senzibilizimit e të gjithëve me Artanin.
Nga ky aksion u tubuan 47.780 din. dhe 173,30 euro që do ti dorëzohen familjes së Artanit e cila ka nevojë urgjente për mjete materiale për shërimin e tij.
Por familja e Artanit ka nevojë edhe Të më tutjeshme për mjete financiare, ndaj luten njerëzit human t’i ndalin në ndihmë duke u paraqitur në numrin e telefonit +38163 402041.







