Home Aktuale Regjisori Valton Jakupi mendoi edhe për refugjatët e Lindjes së Mesme në...

Regjisori Valton Jakupi mendoi edhe për refugjatët e Lindjes së Mesme në Preshevë(foto&video)

1120
0
SHARE

Regjisori Valton Jakupi së bashku me bashkëpuntorët e tij Blerim Abazi dhe të tjerë ka bërë sot shpëndarjen e ndihmave në veshmbathje për refugjatët e lindjes së mesme në Preshevë.
Gajtë ditës së sotme në kampin për refugjatët nga Lindja e Mesme në Preshevë, regjisori Valton Jakupi së bashku me bashkëpuntorët e tij ka bërë shpëndarjen e ndihmave në veshmbathje.
Ndihmat janë tubuar nën organizimin e projektit në gjuhën shqipe “Më dhuro një tregim” dhe familjet e forumit të prindërve të shkollës Lindenhof.
Po ashtu projekti u mbështet nga biblioteka e qytetit dhe nga zyra për Integrim. Aktiviteti është bërë në organzimin e Albina Jakupit Edukatore dhe përfaqësuese në forumin e prindërve Zviceran.
Claudia Ascolese një vullnetare vlerësoi lartë aktivitetin e sodit.Ajo kishtë ardhur nga Zvicra si vullnetare për ti ndhimuar refugjatët në kampin e Preshevës.
Ajo me këtë rast tha se ju ndihmoj me përgaditjen e ushqimeve ju ndihmoj duke i dhuruar me çaj, ju ndihmojm me veshje për fëmi dhe për të rritur.
Por sipas saj refugjatët kënë nevojë edhe për gjëra tjera.
” Na duhen më shum tesha të nxehta për fëmijë e për të rritur. Pantollone, kapuça, mbulesa, çorape dhe këpucë. Këpuc na duhen shum sepse këpucët vijnë shum të vjetra dhe kështu dëmtohen shpejt. Kshtu që kemi nevojë shum për këpucë. Edhe për bebe na duhen më shum veshje të nxehta ” tha Claudia Ascolese në një intervsitë për Luginë Press .
Ndërkaq për ushqim tha se ka të mjaftueshëm por sipas saj kishte qenë mir ti sjellin edhe pemë ngase edhe ato mungojnë.
Ndërka regjosri Valton Jakupi premtoi se edhe në të ardhmen do të mundohet të realizoj projekte të tilla për ti ndalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.  Regjsori me këtë rast falënderon edhe kompaninë Euro Turist  dhe vozitësit Lutfi Embrushi e  Rami Ramani që kanë sjellur rrobet gratis nga Zvicra në Bujanoc  ./Lugina Press/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=-mx0IYGdcX4   ” width=”560″ height=”315″]