Home LAJME Regjisori, Valton Jakupi: Lobova që të kemi një film Holivudian me krye...

Regjisori, Valton Jakupi: Lobova që të kemi një film Holivudian me krye heroin Skënderbeun (Video)

759
0
SHARE

Valton Jakupi, një prej Regjisorëve më të mirë shqiptarë në botë, bashkë me Ish Senatorin Amerikan, mikun e shqiptarëve, Xhozef Diogardin është një prej lobuesve për realizimin e filmit Holivudian, për Heroin e Kombit Shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Në një intervistë ekskluzive për Radio Televizionin Syri Blue në Emisionin Diaspora Show, Regjisori Jakupi thotë se ishte ëndërr e gjithë shqiptarëve që të kemi në një film Holivudian ta shohim Krye heroin tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, së bashku me Produksionin Kraja Film nga Nju Jorku,me Producent Valdet Krajen dhe me ish Senatorin Amerikan, Xhozef Diogardi dhe me vajzën e tij që të lobojmë për filmin Skënderbeu. Shkaqet që na kanë shtyrë që të lobojmë për filmin Skënderbeu kanë qenë, pasi që Produksioni Holivud e kanë pranuar ta bëj filmin e Aleksandrit të Maqedonisë, pse të mos e kemi edhe ne një film Holivudian, me Krye heroin Gjergj Kastriotin. Pas dy viteve lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada dhe vendet tjera, më në fund vjet Senati Amerikan ka vendosur që të ndaj financa për këtë film, por ta marrin përgjegjësinë dy produksione filmike Universal Picture nga Londra dhe Nju Jorku dhe Produksioni më i madh filmik Holivud, por me një kusht që 80 % të jenë aktorët amerikan. Nuk mund të them se ideja është e imja ose e atij tjetrit, por gjithë shqiptarët e kemi një ëndërr që në një film Holivudian ta shohim Krye heroin tonë Gjergj Kastrioti Skënderbeun. Lirisht mund të them se është një ide dhe dëshirë e jona e madhe. Iniciativa ka qenë e Xhozef Diogradit, Ish Senatorin Amerikan”, theksoi për RTV Syri Blue, Regjisori Profesional, Valton Jakupi i cili thekson pasi Artin e kemi dashur, dëshira më e madhe ka qenë që ne ta prezantojmë Artin shqiptar edhe në vendet e ndryshme të botës.

Intervistën me Regjosorin, Valton Jakupin e kanë realizuar moderatorët, Andolina Rama Muja dhe Avdulla Murtezi.

RTV Syri Blue

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=y1jSAQSU9-k   ” width=”560″ height=”315″]