Kevin Fyri zyrtarë i lartë për të drejtat e njeriut në Ambasadën e SHBA-së me bashkëpunëtorët e tij qëndruan sot në komunën e Preshevës me ç’rast u takuan me kryetarin e komunës së Preshevës ku u njoftuan në mënyrë të detajuar për rrjedhat politike dhe të sigurisë në vend.
Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa priti sot në kabinetin e tij zyrtarët të lartë për të drejtat e njeriut në kuadër të Ambasadës së Shteteve të bashkuara të Amerikës në Beograd. Diplomati në fjalë i shoqëruar bashk me dy bashkëpunëtore vizitoi për herë të parë komunën e Preshevës me çrast ishte i interesuar të njihet më për së afërmi me situatatën aktuale politike dhe atë ekonimike në Komunën e Preshevës. Fokusimi i zyrtarëve në fjalë kishte të bënte edhe me konfliktin i cili ndodhi ditë më parë në Kumanovë është shprehur kështu Mustafa. Sipas kryetarit të Komunës në këtë takim u shtjelluan dhe tema të tjera gjegjësisht vazhdimi i bashkëpunimit me SHBA-të konkretisht për sfidën e cila duhet të kalohet mes politikës shqiptare në Luginë të Preshevës dhe autoriteteve të Ministrisë të Pushtetit vendor në Beograd në përcaktimin e afatit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë sepse në vitin 2011 shqiptarët nuk iu përgjigjën regjistrimit të popullsisë./Lugina Press/






