Home Aktuale Ragmi Mustafa përshëndet aktin e themelimit të Radio Televizionit Shqiptarë të Luginës

Ragmi Mustafa përshëndet aktin e themelimit të Radio Televizionit Shqiptarë të Luginës

817
0
SHARE

Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka përshëndetur vendimin e KKSH-së mbi themelimin e radiotelevizionit shqiptarë të luginës. Mustafa ka thënë se në rast të privatizimit atëherë ky medium do të jetë dritarja informative me shtrirje në tri komuna që do të mbrojë informimin shqip në Luginë.

Vendimin mbi themelimin e RTSHL , e ka përshëndetur edh kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Ai unanimitetin e KKSH e ka cilësuar hap të guximshëm , duke ditur rrezikimin e informimit publik në gjuhën shqipe.Sipas Mustafës kjo iniciativë ka gjetur gjuhën e përbashkët edhe në mes kryetarëve të komunave , ku edhe selia e RTSHL është vendosur në Preshevë pasi në objektin ekzistues të RTV Preshevës janë kushtet adekuate për një medium të tillë. Kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa edhe njëherë ka konfirmuar qëndrimin tij se më të gjitha forcat do të insistohet që mediumet publike të shmangen nga procesi i privatizimit kur dihet se lugina e Preshevës nuk ka kapacitetet ekonomike për të mbijetuar një medium privat./Lugina Press/