Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot ka pritur në takim përfaqësuesit nga Fondi Humanitar i Malsisë së Bujanocit.
Në këtë takim është biseduar një projekt të rëndësishëm për malësinë e Bujanocit , asfaltimin e rrugës Muhoc-Zarbincë.
Për realizimin e këtij projekti pushteti lokal i Bujanocit tashmë ka ndarë 13 milion dinarë, në mbeldhjen e kaluar të kuvendit komunal.
Sipas kryetarit Arifi ekziston mundësia që vlera e mjeteve të ndara mund të rritet me qëllim që banorët e Malsisë së Bujanocit mos të përballen me vështirërsi kalimi.
“Ky projekt do të ketë një rëndësi të veçant në kthimin e banorëve të shpërngulur nga malësia e Bujanocit, tu ofrojmë kushte për kthim nëpër vendlindjet e tyre stërgjyshore” ka thënë Arifi.
Po ashtu në takim është biseduar për lëvizjen e lirë dhe shlyerjen nga evidenca e banorëve të malësisë së Bujanocit.
Me këtë rast Arifi ka thënë se për këtë çështje kemi njoftuar OSBE-në dhe në takimin që kemi caktuar për nesër shresojmë të gjejmë një zgjidhje të mirë, por jo vetëm kaq, me datën 3 shkurt do të përfitojm nga rasti që edhe Bashkimin Europian ta njoftojmë me këtë problematikë ka bërë të ditur Arifi./Lugina Press/






