Home Aktuale Provimi pranues në UKZ me pak vërejtje nga Parlamenti Studnetor dhe Këshillet...

Provimi pranues në UKZ me pak vërejtje nga Parlamenti Studnetor dhe Këshillet Studentore

662
0
SHARE

Me 21 Korrik 2015 u mbajt provimi pranues në Universitetin “Kadri Zeka” Gjilan.
Provimi pranues u organizua në të gjitha programet e kater njësive akademike.
Parlament istudentor ne pergjithsi e vlerëson si të rregullt procesin e mbajtjes së provimit pranues me disa verejtje teknike e disa që po përseriten prej themelimit të UKZ-se.

“Parlamenti Studentor së bashku me Këshillet Studentore kemi vëzhguar procesin e provimit pranues dhe konsiderojmë se i tërë ky process ka kaluar pa problem të mëdha që do të dëmtonin aplikuesit.
Një shqetësim që kemi patur nga ana e vezhguesve tane ka qenë sjellja jo në nivelin e duhur nga ana e disa monitoruesve me aplikantet dhe vëzhguesit tanë gjithashtu.Vërejtjet tjera jane te natyres më shumë teknike sic ështërasti ne fakultetin e edukimit ku testit pranues në fillim i mungonte një fletë apo ishin me vetem 16 pyetje, d.m.th.disa aplikant kane perfunduar testin deri sa është ndërmarrë masa gjithashtu ne fakultetin e edukimit njera nga pergjigjet ka patur dy alternativa te sakta, në fakultetin juridik ka patur paqartesi në alternativat e pergjigjeve në disa pyetje shembull në vend se të jetë (a,b,c,d) ka qene (b,c,a,d ose a,c,c,d) cka ka ngatërruar kandidatët dhe se ka mundur të ndikoj drejtpërdrejt në rezultat, në fakultetin e shkencave kompjuterike ka patur pyetje të cilat kanë qenë të hartuara gabim dhe të gjithë aplikantëve i është zënë e saktë, ndërsa disa të tjera kanë qenë shumë të paqarta për kandidatët për studentët dhe shpesh nuk ju është dhënë sqarimi i nevojshëm, në fakultetin ekonomik ka patur vërejtje në nivelin dhe formulimin e pyetjeve e alternativave d.m.th. konsiderojmë se disa pytje kanë qenë për studentët e vitit të parë e jo per kandidatët që kanë aplikuar për të marrë statusin e Studentit”
Theksoi Mehmet Zylfiu-Kryetar i PS.”

Tejet brengosëse dhe shumë shqetesuese është fakti që asnjë perfaqesues i studentëve nuk është ftuar në vëzhgim gjatë leximit të testeve me lexuesin optic dhe gjatë shqyrtimit të ankesave të bëra nga kanidatët. Kjo për ne është vazhdimësi e tradites së keqe të krijuar së fundmi për cka ne kemi reaguar para pak kohe.Konsiderojme se raportet e tilla të bashkepunimit dhe respektimit të oraganeve të studentëve nuk janë në interes të Institucionit, përkundrazi e dëmtojnëdheshkatërrojnëatë.

Sipas Zylfiut, duhet përmendur që pergjysmimi i kandidatëve në salla në raport me vitet e kaluara ka qenë me vend dhe ka ndikuar pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit poashtu e ka lehtësuar punën e monitoruesve dhe vëzhguesve.

Verejtjet e marra nga ana e vëzhguesve të Parlamentit Studentor dhe Këshillave Studentore do t’i hartojmë dhe do t’i paraqesim menaxhmentit të Univeristetit.

Parlamenti Studentor uron që herave tjera këto vërejtje të kihen parasyshë nga ana e menaxhmentit të UKZ-së dhe të mos lejohet asnjë mundësi e dëmtimit të provimit pranues,proces ky jetik si për ne ashtu edhe për aplikantët.