Home Aktuale Preshevë: Akademi përkujtimore për nder të dëshmorëve të UÇPMB-së

Preshevë: Akademi përkujtimore për nder të dëshmorëve të UÇPMB-së

750
0
SHARE

Për nder  të 14 vjetorit të rënies së dëshmorëve të UÇPMB-së  është mbajtur akademi përkujtimore. Në këtë akademi përkujtimore kanë marrë pjesë familjarë dhe qytetarë tjerë të cilët nderuan dëshmorët e rënë në luftën e UÇPMB -së.

11269825_1828817610677806_5176556200248704588_n

Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të luftës së UÇPMB -së të rënë në Zonën Operative të Preshevës, e organizuar nga organizata e veteranëve të luftës së UÇPMB -së. Në këtë akademinë përkujtimore përfaqësuesi i OVL-së së UÇPMB – së Mynir Rexhepi paraqiti një historiat për ushtrinë e UÇPMB -së.
Ndërkaq të pranishmit patën rastin që të dëgjojnë edhe pjesë të historisë shqiptare të përgatitur nga profesor Isuf Ahmeti.
Po ashtu kori i nxënësve të shkollës fillore ishin përkujdesur që në këtë akademi përkujtimore të mos mungoj programi kulturor me këngë kushtuar dëshmorëve të kombit./Lugina Press/