Home Aktuale Presheva kërkon nga kryeministri Haradinaj një ministri për Kosovën Lindore

Presheva kërkon nga kryeministri Haradinaj një ministri për Kosovën Lindore

775
0
SHARE

“Zoti Haradinaj, ishte kryeministri i parë që ishte i interesuar të këmbente zyrat, perfaqesitë e Kosovës me Luginën. Kur Serbia ka ministrin e vetë per minoritete në Kosovë, pse edhe Lugina të mos e ketë një ministër të vetin në Kosovë. Prandaj, ne kerkojmë nga kryeministri i ri i Kosovës zoti Haradinaj, qe edhe Lugina e Preshevës në të ardhmen te kenë në ministrin e vet në qeverinë e tij.. “
Zgjedhja e lderit te AAK-së ër Kryeministrit të Kosovës ka pasur jehonë dhe është mirëpritur edhe tek shqiptaret e Luginës së Preshvës, duke shpresuar se me të priten ditë të mira edhe në Kosovën Lidnore.
Keshtu mendon së paku lideri i LPD-së Jonuz Musliu, nënkryetar i Kuvendit të Bujanocit, njeherit ish-drejor i politik i SHP të UCPMB-së. ‘Ishte momenti dhe koha për ndërrime në Kosovë. Populli priste të re diçka. Kur Zvicra ndërron presidentët apo qeverine për çdo vjet prej nga Kosova ta ket ket standrad të ketë një pushtet të përjetshëm si në kohen e ish-Jugosllavisë. Mbesim me shprese se qeveria e re e Kosovës do të reflektonte pozitivisht edhe ne avancimin e proceseve dhe realizimin e te drejtave tona kombëtare në Kosovën Lindore.’ ka deklaruar sot për “Presheva Jonë” z.Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit.
Madje sipas z.Mulsiu ‘kjo qeveri do të ketë gjasë të jetë më efikase dhe gjithpërfshirëse e spektrit politik dhe ushtarak shqiptarë në Kosovë duke përfshirë këtu edhe komandant e luftetar të denjë të UCK-së që i kontribuan clirmit te vendit.’
“Shqiptaret, sidomos ne nga Lugina e Preshevës duhet përshëndetur zgjedhjen e zotit Haradinajt për kryeministër. Kontributit të tij për clirim para lufte dhe për demokraci pas lufte, Haradinaj si kryeministri i pare qe ishte i interesuar te kembente zyrat, perfaqesitë e Kosovës me Luginën. Kur Serbia ka ministirn e vete per minoritete ne Kosovë, pse edhe Lugina t‘ moe e kete një minditër të vetin në Kosovë. Prandaj, ne kerkojmë nga kryeministri i ri i Kosovës zoti Haradinaj, qe edhe Lugina e Preshevës në të ardhmen te kenë në ministrin e vet në qeverine e tij..”, ka pohuar në fund z.Musliu./LuginaPress/