Home Aktuale Përkujtohet Rexhep Adili veprimtari dhe trajneri i KF ”Tërnoci” (foto)

Përkujtohet Rexhep Adili veprimtari dhe trajneri i KF ”Tërnoci” (foto)

2017
0
SHARE

Në organizim të KF ”Tërnoci”, 9 vjetori i vdekjes së Rexhep Adilit nga Tërnoci i Bujanocit u shënua me homazhe pranë varrit të tij dhe me një ndeshje futbolli.


Sot më16 prill 2017 për nderë të të ndjerit trajnerit të KF”Tërnoci” Rexhep Adili, në stadiumin e KF Tërnocit u zhvilllua ndeshje miqësore në futboll në mes të KF”Tërnoci” dhe pionierëve të KF “Milano” nga Kumanova.


Të pranishmit i përshëndeti drejtori i këtij KF “Tërnoci” Enis Salihu i cili me këtë rast shpalosi historikun e të ndjerit Rexhep Adili.
Fjala e rastit iu dha edhe Qenan Ahmetit trajner i klubit mysafirë KF “Milano ” nga Kumanova i cili tha se është një nder i madh që të jemi musafir në këtë ditë për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit Rexhep Adili.
Me këtë rast u vënë kurora lulesh pranë varrit të të ndjerit Rexhep Adili.


Rexhepi është edhe themelues i shkollës së futbollit pranë klubit futbollistik Tërnoci, klub ky i cili kishte treguar rezultate të shkëlyeshme në garat e ligës kosovare në grupmoshat e reja. Por, veprimtaria e tij nuk ishte e kufizuar vetëm në aktivitetet sportive, ai një kontribut të vaçantë kishte dhënë edhe në çështejt humanitare dhe kombëtare.Veprimtari Rexhep Adili pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza. /Lugina Press/