Home Aktuale Përkujtohet 7 vjetori i vdekjes së Rexhep Adilit veprimtarit dhe trajnerit...

Përkujtohet 7 vjetori i vdekjes së Rexhep Adilit veprimtarit dhe trajnerit të KF Tërnoci(Foto+Video )

947
0
SHARE

Në organizim të KF ”Tërnoci” 7 vjetori i vdekjes së Rexhep Adilit nga Tërnoci i Bujanocit u shënua me homazhe pranë varrit të tijë dhe me një ndeshje futbolli.

1
Të pranishmit i përshëndeti drejtori i këtij KF “Tërnoci” Enis Salihu i cili me këtë rast shpalosi historikun e shkurtër të të ndjerit Rexhep Adili.
Fjala e rastit iu dha edhe kryetarit të BL-së së Tërnocit Agim Haliti cili tha se vepra e Rexhës ishte shum dimensionale, dhe madhështore. Të prnishmit i përshëndeti edhe përfaqësuesi nga KF Shkupi i cili tha se është një nder i madh që të jemi mysafirë në këtë ditë për të përkujtuar jetën dhe veprimtarinë e të ndjerit Rexhep Adili.
Ndërkaq Muhamed Adili, anëtarë i familjes, falënderoi të pranishmit të cilët e nderojnë familjen e tij në çdo vit. Ne si familje ndihemi krenar për veprat e Rexhës, xhaxhait tonë, jo vetëm në sport, por në të gjitha lëmit tjera që kontribuoi, theksoi mes tjerash AdiliMe këtë rast të pranishmit vendosën kurora lulesh në varrin e të ndjerit Rexhep Adili.

4
Për nderë të përvjetorit të Rexhep Adilt u zhvillua edhe ndeshje miqësore tradicionale në stadiumin e KF “Tërnoci” në mes KF Tërnoci dhe musafirëve KF “ Shkupi ” nga Shkupi.
I ndjeri Rexhep Adili, që nga fëmijëria e tij, kishte treguar talentin e një futbollisti, i cili u shuqa në aktivitetet dhe organizimet sportive, ku një gjë të tillë e kishte dëshmuar edhe gjatë sudimeve të kulturës fizike pranë Universitetit të Prsihtinës. Rexhepi është edhe themelues i shkollës së futbollit pranë klubit futbollistik Tërnoci, klub ky i cili kishte treguar rezultate të shkëlyeshme në garat e ligës kosovare në grupmoshat e reja. Por, veprimtaria e tij nuk ishte e kufizuar vetëm në aktivitetet sportive, ai një kontribut të vaçantë kishte dhënë edhe në çështejt humanitare dhe kombëtare.Veprimtari Rexhep Adili pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza./Lugina Press/