Home Aktuale Osmani: Të bëhemi më paqësorë e tolerant në këtë muaj të...

Osmani: Të bëhemi më paqësorë e tolerant në këtë muaj të mëshirës

801
0
SHARE

Sekretari i Këshillit të Bashkësisë Islame(KBI) në Preshevë pranë BIPBM-së , Jeton Osmani  ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit

Osmani me këtë rast ka falënderuar Allahun e lartëmadhëruar që edhe këtë vit na  ka bërë të mundur të arrihet muaji i madhërishëm.

“Nesër fillon muaji i bekuar i Ramazanit. Ramazani është muaj i pendimit,  muaj në të cilin veprat e mira shumëfishohen, andaj punoni që të fitoni shumë shpërblime, punoni që të shpëtoni veten tuaj nga zjarri, pendohuni, ngase Allahu i do të penduarit” ka thënë mes tjerash ai. Osmani po ashtu ftoi për paqë e solidaritet mes besimtarëve të luginës dhe më gjërë.