Home Aktuale Novi Pazar:Kryetari Arifi ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit ...

Novi Pazar:Kryetari Arifi ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit universitar

820
0
SHARE

 Në Novi Pazar,   në vendbanimin turistik “Ras“,   Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot   ka nënshkruar kontratën për donacionin në vlerë prej 1.2 milionë euro nga ana e Programit Evropian “EU Progres 2”, për ndërtimin e objektit të shkollimit universitar.

 Kryetari I Bujanocit   Arifi këtë ditë e e ka cilësuar   të madhe për   komunën  e Bujanocit.

Progresi Evropian është program i më shumë donatorëve për të përkrahur zhvillimin e 34 komunave në jug-perëndim dhe jug-lindje të Serbisë, në mesin e të cilave bënë pjesë edhe komuna e Bujanocit.

Unioni Evropian këtë program e financon  me 12.6 milionë euro, qeveria e Zvicrës me 4.86 milionë, derisa ajo e Serbisë përmes ministrive përkatëse me rreth 4 milionë euro.

Në këtë drejtim, Unioni Evropian ka siguruar edhe 7 milionë shtesë kurse qeveria e Serbisë 1 milion, edhe atë për pjesën e programit i cili financohet në mënyrë direkte nga ministria e financave.

Programin i cili zgjat tre vjet e gjysëm dhe që ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm rajonal, zhvillimin e infrastrukturës, politikën e punësimit, etj, e implementon Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve UNOPS.

Pushteti lokal i Bujanocit i dalë nga zgjedhjet e fundit lokale ndërtimin e godinës së shkollimit universitar e kishte në listën e projekteve prioritare.

Donacioni në vlerë prej 1.2 milionë euro është edhe produkt i politikës efikase menaxhuese të udhëhequr nga  kryetari Nagip Arifi, i bazuar në saje të përcaktimit të nevojave të cilat janë domosdoshmëri e kohës, e në këtë kontest,  investimi për qëllimet e arsimit, natyrisht se zë vendin e merituar në agjendat e të parit të komunës sonë./Lugina Press/

 

 

LEAVE A REPLY