Hapja e zyrës së KBI-së në Preshevë
Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema) Adem Ziliç dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës, kanë qërnduar dje në Preshevë, në hapjen solmne të zyrave të (KBI-së) Këshillit të Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë.
Në një ceremoni solmne BIPBM, dje ka hapur zyrën e KBI-së në Preshevë, e cila do të drejtohet nga kryetari Granit Kamberi, me stafin e tij.
Gjatë këtij ceremoniali, prezantoi Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema)Adem Ziliç dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës.
Hapjen solemne të zyrës e bëri kryetari i KBI-së në Preshevë, Granit Kamberi , i cili pasi përshëndeti të pranishmit, fjlën e rasit ia dha mysafirit Adem ef. Zylkiq. Ai, me këtë rast tha se ndjehet i nderuar me praninë e tij në hapjen solemne të zyrës së BIPMB-së në Preshevë.
“Qëllimi ynë është që të shihemi më shpesh dhe të jemi më adekuat me mundësitë tona në zgjidhjen e problemeve për të gjithë besimtarët, por edhe popullatën shqiptare në përgjithësi, dhe kjo zyrë të shërbejë për të mirën e të gjithve” tha mes tjerash Zilkiq.
Myftiu i BIPMB-së Nexhemdin Saqipi, fillimisht falënderoi All-llahun, i cili ua mundësoi hapjen e zyrës në fjalë në mënyrë që besimtarëve islamë t’i krijojmë kushte për punë, aktivitete dhe unitet, harmoni dhe shumë mundësi dhe kërkesa tjera t’i realizojmë në mënyrë institucionale. Hapja e zyrës në Komunën e Preshevës dhe ajo në Komunën e Bujanocit janë mundësi e mirë për besimtarët islamë, që problemet e tyre fetare por edhe kombëtare t’i zgjidhin në mënyrë institucionale.
Saqipi, po ashtu foli edhe për lëdën e msimit fetar Islam në Luginë “Lënda e mësimit fetarë në Luginë është në rrugën e duhur, por gjithsesi duhet të punohet edhe më tej në në këtë drejtim që ta avansojmë edhe më shumë kuadra te reje “ theksoi Saqipi .
Ndërkohë Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë (Reis-ul-ulema)Adem Ziliç dhe Myftiu i BIPBM-së Nexhmedin Saqipi, njëherit dhe koordinator për lëndën fetare për Luginë të Preshevës vizituan edhe Shkollën Fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë , ku i priti drejtoresha e shkollës Besa Sahit me kolegjiumin e saj. Gjithashtu, ata, vizituan edhe Shkollën Fillore “Selami Hallaqi” në Rahovicë, duke vazhduar vizitat në Xhaminë “Ebu Bekër Es-Sidik “ në Preshevë, ndërkohë Reisi Adem Zikiq, vizitën e tij e përfudoi në RTV “Presheva“, në një emission special për telespkektatorët e Luginës.Njofton Qendra për Informim e BIPBM-së, në Bujanoc,13.03.2014/LuginaPress/









