Home Aktuale Nishani mbledh të martën Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Nishani mbledh të martën Këshillin e Sigurisë Kombëtare

743
0
SHARE

 Presidenti i Republikës do të mbledhë ditën e martë datë 11 Mars, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

Mësohet se Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dërguar ftesë për Kryeministrin e vendit, Edi Rama, Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Jeronim Baze, Kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi, Kreun e Policisë së Shtetit Artan Didi, si dhe Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë do të zhvillohet në Presidencë dhe pritet të nisë në orën 10:30.

Mësohet se gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet për situatën e sigurisë dhe atentateve të kohëve të fundit me tritol në vend.

LEAVE A REPLY