Home Aktuale Nis manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Leshit” (Foto)

Nis manifestimi tradicional “Ditët e Komandant Leshit” (Foto)

803
0
SHARE

Me hapjen e muzeut të Ridvan Qazimit ka nisur sot manifestimi “Ditët e Komandant Leshit” në Tërnoc të komunës së Bujanocit.
Në hapjen e manifestimit “Ditët e Komandant Leshit” kanë marrë pjesë familjarët e Ridvan Qazimit, përfaqësues të OVL-së të UÇPMB-së në Bujanoc, përfaqësues të pushtetit lokal të Bujanocit dhe qyetetar të tjerë.
Manifestimin e shpalli të hapur kryetari i këshillit organizativ Naim Salihu cili duke lavdëruar veprën e Ridvan Qazimit, ftoi të pranishmit të vizitojnë muzeun kushtur komandant Lleshit.
Ndërkoh pas kësaj ngjarje është zhvilluar një ndeshje miqësore në futboll në mes KF” Tërnoci” dhe KF” Bilaçi” ngjarje kjo e cila zhvillohet për çdo manifestim të komadant lleshit pasi që Ridvan Qazimi kishte investuar edhe në futboll.
Me këtë rast për veprën e tij foli Nexhat Aliu e Agim Haliti kryetar i BL-së të fshatit Tërnoc me këtë rast ata ngritën lartë veprën e Komadant Lleshit. Ndërkohë Haliti në emër të BL-së të fshatit Tërnoc ndu mirënjohje për KF”Bilaçi” dhe KF”Tërnoci” për ndeshjen miqësore që zhvilluan me rastin e manifestimit “Ditët e Komandant Leshit”.
Manifestimi do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme me marshimin drejt vendit të quajtur “Gurt e Buajve” aty ku vra Ridvan Qazimi, nisja bëhet në 13:00 nga stadiumi i fshatit Tërnoc.
Ndërkaq në ora 17:00 do të bëhet defilimi i 5 shoqërive kulturoro artistike nga stadiumi I Tërnocit për në qytetin e Bujanocit, Me këtë rast do të bëhen homazhe pranë lapidarit të RidvanQazimit. Ndërkohë pas defilimit në Bujanoc do të filloj festivali i dytë mbarëkombëtar./Lugina Press/