Home Aktuale Nëntor Lugine !

Nëntor Lugine !

1589
0
SHARE

Nga Dionesa Ebibi

Presheva është qytet që me 20 minuta vrap e shëtit të gjithin…
Shpeshherë ndodh që gjatë këtij vrapimi mu në rrugë kryesore kanë me t’u bë këmbët me baltë, e me u rrëzu nga gropat që janë të mbushura me ujë e nuk shihen fare. Për një moment ke me u nervozu, se ke me ndje një të ftohtë deri në palcë, por aq shpejtë ka me t’u ofru dora e dikujt saqë ke me harru të ftohtin .
Ka me të ndodhë qe në qarshi ke me pa se si lexohet e flitet për histori nip e gjysh! Ke me pa ndër breza se si flitet për mësuesit më të mirë të kohëravë, të paktën nana akoma më flet për mësimet, që u ka mësuar mësues Xhemaludini!
Edhe pse shpesh, sheh se si zihemi në kafiteritë e qytetit, ka me të ndodhë me pa se si dëgjohet Ezani, e ashtu bashkë kemi me vrapu , t’u i lënë bisedat ne gjysmë, e për të bërë hallall cdo gjë!
Ke me pa, e cka nuk ke me pa, ke me dëgju , e nuk di cka nuk ke me ndëgju!
Herë bardh, herë zi, më shumë bardh se zi. Por, zi jo rrallë e për mall!
Presheva është qytet qe të bën me e dashtë , të paktën Nëntori si muaj, na ngjallë shumë edhe na bën më të dashtun!
Kjo puna fizike për besë si cdo herë e lodhshme, stresuese, e mundimshme, bile bile shpesh po mundet me ndërhy në njerëz e me prish miqësi.
Të paktën, me mbledh nënshkrime për zgjedhje, nuk është punë e lehtë!
E kjo puna që po na bën bashkë e më të dashtun është kur kemi festa, mezi se po e pres daten 28, e di që atë ditë në Bujanoc kam me pa një nder organizimet më të mira në shqiptari, e di se kam me i pa edhe kushërinjtë e babës së babës , e di që kam me pa fytyrat që me vite nuk i kam pa, e di se kam me pa burra që kanë me lotu kur lëshohet “Himni I Flamurit” i gjithe shqiptarëve. Aty kanë me u thënë këngët më të mira shqipe, fëmijët kanë me recituar poezite e Fishtës, Cajupit.
Nejse, para se me ardh data 28, u gëzova për të 14, Teatri i Preshevës bëri hapjen e festivalit “ Ditët e Komedisë Shqiptare”, nga fotografite që shihja është problem mos me thënë që , Presheva është qyteti i kultures, duke e pa teatrin aq zemër- marrës, aq funksionues, saqë njerëzit nuk e kisha menduar që kaq shumë e duan një gjë të tillë.
Dhe kur e kanë e duan më shumë se kur nuk e kishin pasur!

Edhe njëëëëëëëë,,,,shumë e rëndësishme, data 25, në këtë vend sa “troha e bukës”, që i themi, kane me u mbledh qindra fotograf, kanë me ardh prej 31 shteteve, ata do të garojne në Preshevë për fotografi.
“Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë”, është bërë oda e dikurshme e shtëpive tona, nejse tash femrat po kryekuvendojnë!
Më e mira është se prej ketyre secili në gjuhën e vet, theksin, amerikan apo anglez, gjerman a Italian , kane me përmend me zë, se cka kanë pa, cka kane fotografu në të voglën Preshevë! Dhe këtë e bëjnë të mundur disa djem e vajza që angazhohen me mish e shpirt për të bërë dicka për vendin e tyre.
Nëntori kasollen e ka ne Luginë, aty i nxehen muret shtëpive, aty tymojnë oxhaqet më shumë,………..
Nëntori është muaji i dashnisë, dashnisë për art, kulturë…..
“Nëntori në Luginën e kuqe”!